Acid Oksalik per luftimin e armikut te famshem Varroa !

9:24 PM

Per nje tjeter teme do te flasim sot te nderuar kolege . Vitet e fundit gjithnje e me shume bletare zgjedhin Acidin Oksalik per luftimin e Varroas . Une besoj se kjo ndodh per shkak te perparesive qe ky acid shfaq ne krahasim me produktet e tjera qe perdoren per te njejtin qellim .
Se pari behet fjale per nje trajtim biologjik dhe se dyti shume ekonomik . Se treti zvogelon jashtezakonisht shume numrin e Varroas , pra eshte teper efikas .



Doza e trajtimit :

Ne 1 liter uje shtoni 1 kg sheqer . Nga bashkimi i ujit me sheqerin do te perfitohet 1660 ml perberje . 
Ne qofte se sheqeri eshte shkrire ne uje te nxehte duhet patjeter te ftohet perseri , qe me pas te shtohet acidi . 
Tek kjo perberje do te shtoni dhe 80 gram Acid Oksalik (Dihydrate) ose 60 gram Acid Oksalik (Dehydrate) . Pasi Acidi Oksalik eshte shtuar ne perberjen fillestare trazohet mire qe te perfitohet nje mase homogjene .

Kaq , asnje gje tjeter !
Se cilin Acid Oksalik nga dy llojet e permendura me siper keni blere do te mund ta lexoni ne amballazhin e produktit . 
Ju lutem lexojeni me kujdes amballazhin qe te mos beni gabime te cilat do te kene pasoja !


Stina e dimrit eshte duke ardhur dhe gjithashtu momenti i duhur per trajtimin e bleteve kunder Varroas . Momenti me i pershtatshem per kete trajtim eshte rreth gjysma e muajit Dhjetor kur kolonite jane ne sferen ose lemshin dimeror dhe pjellja eshte pothuajse inekzistente .
Perdorimi i Acidit Oksalik per luftimin e Varroas perben nje metode relativisht e re dhe teper premtuese . 

Duhet t'ju permend gjithashtu se lloji i Acidit Oksalik duhet te jete i stampuar ne etiketen e amballazhit dhe jo i shkruar ne nje cope letre , kujdes edhe nje here !

Acidi Oksalik e vret Varroan me ane te kontaktit por edhe nepermjet hemolimfes se bleteve ne te cilat Varroa eshte i kapur dhe ushqehet . Po ashtu interesant eshte fakti se Varroa mund te vdesi edhe 15 dite pas aplikimit . Kjo eshte e mundur pasi Acidi Oksalik shkaterron organet thithese te gojes me te cilat Varroa ushqehet duke i shkaktuar pas disa ditesh vdekjen nga uria .

Le te shohim tani se cfare eshte Acidi Oksalik . 
Acidi Oksalik eshte nje acid alifatik dikarboksilik i njohur gjithashtu si ester oksalik . Eshte shume i perhapur ne natyre dhe i lire mund te gjendet ne disa kerpudha . Po ashtu eshte i vendosur ne bimen Oxalis , ne disa alga dhe likene  madje dhe ne urinen e njeriut dhe te kafsheve .


Menyra e aplikimit :

Pasi perberja e kerkuar eshte pergatitur plotesisht , me ane te nje shiringe , do ta terheqim dhe me pas do te aplikojm 5 ml nga perberja per cdo rruge mize pra midis dy kornizave me ushtri do te hedhim 5 ml perberje . Ne qofte se kemi korniza me vetem nje faqe me ushtri do te aplikojm 2,5 ml perberje .
Pra , sasia e aplikuar duhet te jete 5 ml per cdo rruge me blete ose 2,5 ml per cdo faqe kornize me blete .

Kujdes !

Hidhet 5 ml perberje nese korniza eshte plotesisht e mbushur me blete duke u kujdesur qe e gjithe perberja te bjere mbi bletet ushtare dhe nuk kryhet asnje trajtim tjeter per disa muaj .

Aplikimi dimeror kunder Varroas ka rezultate teper te kenaqshem dhe perben masen 95 % te trajtimit te nevojshem vjetor . Trajtim tjeter kunder Varroas me Acid Oksalik mund te kryhet gjithashtu gjate muajit Gusht por me doza te tjera te cilat do ti pershtaten temperaturave te larta te veres . Keto doza do ti publikojm ne nje artikull tjeter ne te cilin do te perfshihet vetem trajtimi veror .

Efektiviteti i ketij trajtimi eshte teper i madh . Une ne pese vjet aplikimi nuk kam verejtur ndonje efekt anesor mbi bletet dhe mbretereshat dhe kjo mund te konsiderohet arsyeja kryesore qe e keshilloj .

Semundjet e bleteve dhe Varroa !

Edhe bletët sikurse dhe qenjet e tjera të gjalla kane sëmundjet e tyre. Sëmundjet e bletëve tek ne janë shumë të përhapura. Pa njohjen e mirë të këtyre sëmundjeve nuk mund të mendohet për një bletari të suksesshme. 
Këto sëmundje shkaktohen nga agjendët patogjen, parazitët, substancat toksike, kushtet e vështira të jetesës së bletëvë.
Bletët janë shumë të ndieshme nga sëmundjet, të cilat mund të jenë, ngjitëse dhe jo ngjitëse. Sëmundjet ngjitëse shkaktohen sic thame më lartë nga mikroorganizmat patogjen ndersa sëmundjet jo ngjitësë nga kushtet e këqija të mjedisit. Nje nga semundjet kryesore qe perballen bletet eshte Varroa e cila eshte nje parazit shume i lashte qe ka prekur se pari bletet indiane.


Larvat e infektuara kane procesin e zhvillimit te crregulluar. Ne larven e bardhe shifen lehte pikat e kuqrremta te cilat jane Varroa. Larvat dhe nimfat e infektuara per shkak te thithjes se hemolimfes nuk jane te qeta dhe shpesh lindin me te meta trupore.
Ju demtohen disa pjese te sistemeve qendrore dhe lindin me disa pjese te demtuara te trupit.
Pjellja nuk eshte kompakte dhe egzistojne hoje te zbrazeta. Lindin blete me deformime te pjeseve te trupit e me se tepermi kane te deformuar krahet e tyre.


Bletet rriten me gjoks dhe abdomen te dobet, dhe kane pamje jo te mire. Per shkak te ketyre defekteve, bletet dalin me heret dhe vdesin ne fushe dhe shoqeria numerikisht zvogelohet. 
Meshkujt e infektuar humbin aftesine seksuale dhe behen te papjellshem.
Varroa paraqet njerin prej faktoreve kryesor per perhapjen e viruseve te tjera ne bletari dhe kjo eshte arsyeja kryesore per te cilen duhet te mbahet nen kontroll .

You Might Also Like

0 comments

Translate