KALENDARI I PUNEVE NE BLETARI PER MUAJIN -TETOR 2016
8:55 PM
Ne fillim te muajit te kryhen punet e mbetura nga muaji paraprak.
Tetori mund te konsiderohet si muaji i pare i sezonit per cdo bletare , pasi bletet kete muaj fillojne riaktivizimin e tyre.Mjaft bime kane celur qe ne muajin e kaluar dhe tashme bletet ndihen te lehtesuara pasi pollenin mund ta gjesh perseri kudo . Ka shume mundesi qe dhe Tetori te japi nje sasi te konsiderushme mjalti tek ato koloni qe u zhvilluan me shpejtesi por rendesi me teper ka polleni i cili shfaqet dhe ne hojet e bleteve me te dobeta .
Kete muaj duhet te jemi dhe pak te favorizuar nga kushtet e motit pasi ditet me diell do te ndihmojne se shumti pjellshmerine e mbretereshave . Mund te them se eshte shume e rendesishme rritja e kornizave me pjellje kete muaj pasi nje pjese e madhe e ushtrise do te zevendesohet nga ushtria dimerore e cila duhet te perballet me cdo veshtiresi per 6 muaj me radhe .
Kete muaj mos u mundoni qe te nderoni mbretereshat problematike pasi nuk mund te garantohet fekondimi i tyre dhe do te rezikoni te arhmen e te gjithe familjes .
Ne Tetor nuk mund te disifektoni asnje semundje pasi pjellja eshte ne rritje dhe mund te shkaktohen probleme . Per sa i perket nozematozes do te flasim ne Dhjetore .Trajtimi i bletve kunder varroas
Riparimi dhe forcimi i mbajtseveMeremetimi i kulmit,
Ngjyrosja e koshereve,
Rregullimi i koshereve ne ate menyre qe uji te rrjedh jashte koshereve,
Sigurimi i qetsise ne bletore.
0 comments