Nozema, kjo semundje e rrezikshme per bletet !

2:14 PM

Per nje tjeter semundje do te flasim sot te dashur miq , e cila edhe pse shpesh here qendron ne heshtje sjell demtime te medha . Behet fjale per Nozemen nje armik teper te rrezikshem ne bletari .


Nozema shkaktohet nga dy kerpudha te ndryshme te cilat perkatesisht quhen Nosema Apis dhe Nosema Ceranae . Qe te dyja jane kerpudha te cilat zhvillohen si nje parazit brenda qelizor . Ato nuk mund te rriten ne kushte laboratorike gje qe eshte e mundur per shume baktere dhe kerpudha te tjera .

Nosema Apis dhe Nosema Ceranae shumohen brenda organizmit te bleteve te gjalla dhe konkretisht ne zonen e zorreve . Por nuk kane qene te pakta rastet qe spore te Nozemes jane konstatuar edhe ne qeliza te tjera te trupit te bletes .
Ka studime qe tregojne se Nosema Bombi e ndodhur ne bletet e egra dhe Nosema Ceranae e ndodhur ne bletet Apis Mellifera kane infektuar edhe inde te tjera te organizmit , por kjo ende e pa vertetuar plotesisht . 

Cikli i jetes :

Kur nga nje blete gelltiten sporet e Nozemes ato i drejtohen aparatit tretes dhe konkretisht qeskes se mjaltit ose te ashtuquajturit stomakut te mjaltit . Gjate tretjes sporet filtrohen nga valvula proventrikulare e stomakut dhe clirohen ne zonen e zorreve . Eshte pikerisht ajo zone , ku sporeve iu krijohen kushtet e pershtatshme fiziko-kimike per te nxitur mbirjen . Parazitet rriten ne zorre duke thithur lenden ushqyese te disa qelizave te ndodhura po aty . Me kalimin e kohes parazitet rriten ne madhesi duke siguruar pjekurin dhe formen e pershtatshme per realizimin e ndarjes ne dy individe te rinj . Cdo individe i ri perserit te njejten menyre shumimi , deri ne momentin kur numri i paraziteve eshte aq i madh , sa lenda ushqyese e siguruar nga qelizat e organizmit te infektuar eshte e pa mjaftueshme per t'ju garantuar jetesen . I gjithe ky procesh shkakton stimulin e prodhimit te fares .

Ne vartesi te llojit te Nozemes , rreth 100 spore te reja mund te formohen vetem 4 dite pas infektimit te organizmit dhe kjo perben nje sasi te pa perballueshme .


Bletet punetore te infektuara rende , mund te kene ne brendesi te tyre deri ne 50 milion spore . 
Indet e tyra te shkateruara jane te predispozuara te preken edhe nga infeksione sekondare dhe "Dizenteri" . Kjo mund te kuptohet me ane te njollave kafe brenda dhe jashte zgjoit te cilat jane diarret e bleteve . Pra , shenjat kafe te permendura me larte , jane nje tregues i drejtperdrejt i infektimit te kolonise me Nosema Apis . 


Bletet e infektuara rende futen ne brendesi te kosheres dhe duke ekskretuar mbi korniza behen burim i perhapjes se miliona sporeve infektive me Nozemes . Si rjedhoi bletet e tjera qe do te konsumojn sporet e Nozemes do te infektohen perseri dhe jetegjatesia e tyre do te reduktohet me 78 % . 
Mbretereshat e reja qe jane infektuar me Nozeme zakonisht zevendesohen brenda nje muaji . 
Nese nje koloni permban nje numer te madh bletesh te infektuara me mbi 10 milion spore per cdo individe , eshte e destinuar te vdesi ose te humbasi mbretereshen gjate dimrit .

You Might Also Like

0 comments

Translate