15 arsyet pse bletaria është e mrekullueshme (dhe pse ju ‘duhet’ të filloni këtë veprimtari)

5:56 PM




A keni dëgjuar ndonjëherë për termin ‘bletët punëtore’?
Shumica e njerëzve kanë dëgjuar.
Por, a keni konsideruar ndonjëherë të afroheni dhe të shikoni së afërmi se sa punëtore dhe të ‘zëna’ janë në të vërtetë bletët? Nëse jo, atëherë ua sugjerojmë. Rritja e bletëve po bëhet dita ditës më e popullarizuar. Është një hobi mjaft interesant prej të cilit kemi përfitime të shumta.
Në këtë punim do të japim disa nga arsyet të cilat duhet t’i konsideroni
1. Mjalti
Ndër arsyet kryesore pse njerëzit merren me bletari, padyshim se është mjalti. Është e vështirë të vëreni diferencën në shije derisa të filloni të mbani bletët tuaja. Kur të shijoni mjaltin natyral, do ta shihni që nuk krahasohet me atë që gjendet nëpër markete. Nëse nuk besoni, pyesni bletarët.

Mjalti lokal ofron më shumë sesa shije më të mirë. Ajo gjithashtu ju ndihmon të tejkaloni alergjitë sezonale. Kështu, nëse keni nevojë për një arsye të fortë për të ndërmarrë aksion në këtë drejtim, shijoni pak nga mjalti natyral dhe do të shihni se sa ide e mirë është ta shihni atë duke u prodhuar në kopshtin tuaj.
2. Dylli i bletëve (vojshtina)
Mjalti nuk është e vetmja e mirë që merrni nga kosherja juaj. Dylli, apo siç njihet në gjuhën popullore si vojshtina, është jashtëzakonisht e mirë ta keni në duart tuaja.

Por çfarë mund të bëni me vojshtinën?
Mund të bëni shkëlqyes për buzë, qirinjtë, dhe gjithashtu arinj të ngjashëm me haribot. Kështu, kur të nxirrni mjaltin, mos e hidhni dyllin, për arsyeje se është një botë krejt tjetër që mund të krijohet nga ajo.
3. Ato ndihmojnë lulet tuaja
Kur të merrni bletët tuaja, te gjithë do te iu thonë të përgatiteni që kopshti juaj të këtë rritje të përshpejtuar. Ata kanë të drejtë. Kështu, bletët tuaja do të ushqehen në kopshtin tuaj, në perimet dhe lulet që keni aty (polenizimi), dhe ato (perimet, pemët dhe lulet) do të jenë të lumtura për këtë.

Kështu, nëse jeni kopshtar, femër, apo vetëm keni mbjelle për rekreacion disa lule në kopshtin tuaj, atëherë bletët do të bëhen shoku juaj më i mirë.
 4. Ato janë të pavarura
Deri këtu gjithçka po tingëllon mire, por shumë mendojnë që nuk ia vlen t’i shtojnë vetes punë vetëm që të marrin mjaltë dhe dyllë të saj. Epo.. i kuptojmë. Por, lajmi i mirë rreth bletëve është se ato janë të pavarura. Ato preferojnë të jenë të ‘vetmuara’.
Janë disa periudha kur ju duhet të punoni në koshere, është kjo koha e ndarjes së bletëve. Megjithëatë, ato në pjesën më të madhë të vitit e sigurojnë vet ushqimin Rritja e bletëve nuk është si format e blegtorisë. Ato janë krijesa të vogla e të mrekullueshme që punojnë në mënyrë konstante dhe i bëjnë pothuaj të gjitha vet.
 5. Ato ju shpaguajnë
Rritja e bletëve është një hobi që mund të shndërrohet në profit mjafte të mirë. Përtej faktit se mund të shishni mjaltin dhe dyllin, ju mund të shisni edhe bletët apo kosheret gjithashtu. Shihni, bletët janë me të vërtetë krijesa interesante. Ato shumohen shumë. Kur të rritet numri i mizave, ju duhet ti ndani ato, e kështu krijoni me shume shoqëri. Kjo mund të tingëllojë keq, por në fakt është lajm i mirë, sepse mund t’i shisni ato dhe të krijoni profit të mirë. Në fakt, kjo nuk do të ju kushtoj asgjë, pra kosto është zero.
Tani, mendoni sa lloje të hobive dini prej cilave mund të fitoni para, në vend të ua zbraze xhepin?
6. Bletaria është për të gjithë
Bletaria mund të themi që është të gjithë…fëmijë, të rijë e të vjetër.
Kështu, nëse jeni të pensionuar dhe ju pëlqen ideja që të keni bletët tuaja, për arsyeje se keni më shumë kohë të lirë.. Ju mundeni! Por, dhe nëse keni fëmijë që janë të interesuar në bletari, është diçka që bëhet gjithashtu. (Natyrisht, me lejen e të rriturve) Edhe nëse jeni person në mes të rrugëtimit, që është duke punuar me orar të plotë jashtë shtëpisë, ky hobi është për ju gjithashtu!

Në këtë perspektivë, bletaria dallon prej të tjerave për arsyeje se e gjithë familja mund të angazhohet në të.
7. Bletët janë të lumtura në çdo vend
Jetoni në fermë?
Në periferi?
Apo në apartament në qytet?
Në fakt, nuk ka rëndësi se ku jetoni, ju mund të mbani bletë. (Në pajtueshmëri më ligjet lokale, natyrisht) Përndryshe, nuk ka asnjë limit. Ka disa persona që mbajnë bletët në hapësira të vogla, apo në oborre të shtëpive. Këta zakonisht janë në zona periferike. Pastaj janë grupi tjetër që mbajnë bletët në hapësira më të mëdha, por ka dhe prej atyre që mbajnë bletët ne apartamentet e tyre ku mbajnë bletët në tavane, apo mbi ndërtesë (shih foton)

Shumë qytete e dëshirojnë këtë, për arsyeje po kanë probleme me polenizimin. Për derisa jetoni në hapësira me lule, shkurre, druje, apo të mbjella tjera, atëherë ju mund të mbani bletë. Më tutje, nuk ka fare rëndësi se sa ftohtë apo nxehtë është në vendin ku jetoni, bletët janë krijesa që marrin veten shpejtë.
8. Ato u japin medicinën
Keni dëgjuar për propolisin? Nëse nuk jeni familjarizuar ende me këtë term, propolisi është ajo çfarë bletët përdorin për të ngjitur gjithçka në kosheret e tyre. Nëse ende nuk e keni të qartë se për çfarë po flitet, atëherë, kur të hapni kosheret tuaja, ku bletët kanë punuar gjenden kornizat e varura brenda. Bletët do jenë duke lëshuar të vegjlit e tyre, dhe duke bërë mjaltin. Mirëpo, nevojiten pajisje për të thyer këto korniza dhe për të shikuar ato.

Propolisi mund të bëjë më shumë sesa vetëm ngjitjen e kosheres. Ajo ka tonelata me benefite për shëndetin tonë. Ndihmon në luftën kundër kancerit, parandalon prishjen e dhëmbëve, mjekon djegiet dhe shumë më tepër.
Kështu, kur rritni bletët tuaja, jo vetëm që merrni një shije që vështirë gjendet, por edhe diçka që lehte mund të përdoret për qëllime mjekësore.
9. Ju ndihmoni në ruajtjen e bletëve.
Viteve të fundit numri i bletëve ka pësuar rënie drastike. Arsyeja është për shkak të ‘kolapsit të çrregullimeve në koloni’, dhe gjëja më e çuditshme në këtë rast është se ne ende nuk jemi duke e kuptuar këtë çrregullim.
Në thelb, kolapsi i çrregullimeve në koloni është kur bletët punëtore largohen nga kosherja. Ato e lënë mbretëreshën, bletët e reja dhe bletët ‘infermiere’ të kujdesen për llojin. Kjo e lë kosheren të hapur ndaj parazitëve të cilët mbysin kosheren. Në të njëjtën kohë as bletët punëtore nuk do të shpëtojnë pa mbretëreshën e tyre.
Kjo është arsyeja pse ky çrregullim është kaq kompleks. Ikja nga mbretëresha është kundër instinktit natyror. Viteve të fundit kjo është shpeshtuar, gjë që ka shkaktuar rënie në numrin e bletëve. ‘Çrregullimi në koloni’ është problem serioz. Pa bletë, nuk kemi polenizim, e kjo përkthehet me rënie seriozë në furnizim të ushqimit. Në këtë kontekst, rritja dhe kujdesi ndaj bletëve ndihmon në rritjen e numrit të bletëve në përgjithësi. Tutje, nëse punojmë bashkërisht në këtë drejtim, do të arrijmë të shpëtojmë bletët.
10. Ato nuk kushtojnë shumë
A keni blerë lopë kohëve të fundit? Ato janë shumë të shtrenjta. Po, a keni menduar për disa dhi apo dele, të cilat kërkojnë gjithashtu hambar? Kjo mund të jetë e shtrenjtë gjithashtu, apo jo?
Kështu, në këtë krahasim, bletët nuk janë aq të shtrenjta. Krejt çka duhet të blini janë, disa koshere me bletë, pajisjet përcjellëse një kostum për mbrojtje nga bletët dhe një tymuese, Kështu filloni këtë veprimtari. E gjitha kjo mund të ju kushtoj me pak se 500 Euro (Nëse filloni me 3-4 koshere bletë). Nëse kjo shifër u duket e madhe, ta dini se për veprimtaritë tjera blegtorale kjo shifër është jashtëzakonisht e vogël, dhe pothuaj rregullisht ka shpenzime në atë vlerë.
Kështu, për të qenë të gatshëm për të rritur një krijesë të gjallë e cila u ofron pak produkte në kthim, që nuk ju kushton shumë në ushqim, dhe pastaj që kujdeset jashtëzakonisht mirë për veten e saj. Nuk e dimë se çka mund të kërkojmë më tepër.
11. Bletët shtojnë karakterin
Kush do ta kishte menduar që bletët mund të japin shkëlqim në pronën tuaj?
Ato e japin.
Kur i merrni kosheret tuaja, ju mund te i lini në ngjyrë të bardhe, nëse dëshironi. Por nëse jeni person artistik, ju mund të i ngjyrosni ato në mënyra të ndryshme e me ngjyra të ndezura. Definitivisht është një mënyrë për ta bërë pronën tuaj interesantë dhe të veçantë.

Në foton sipër shihet se si kutitë janë me ngjyrë të verdhe, por edhe të pikturuara shumë mirë. Prandaj, nëse ju duket diçka artistike dhe e këndshme, dhe do të dëshironit ta që kopshti juaj të duket kështu, atëherë ndjekeni këtë.
12. Njerëzit janë të intriguar
Kur takoj njerëz për herë të pare, ua prij duke iu treguar se jam bletarë. Është temë shume interesante dhe argëtuese për të folur. Më pëlqen shume të shoh reagimet e njerëzve. Janë të shokuar dhe disi si të frikësuar. Por, në fund shumë interesante për te zbuluar më shume për të.
Kështu, nëse dëshironi fillim interesant të bisedës, atëherë filloni të mëreni me bletë. Do të çuditeni se me sa shume ish-bletarë do të rastisni. Ose, se sa njerëz do të rikujtojnë se si gjyshërit e tyre merreshin me bletë. Ose, se sa njerëz do të jenë kurioz rreth kësaj veprimtarie.
Ne fund, ne momentin që do te filloni rritjen e bletëve nuk do të ketë më biseda monotone.
13. Duhet të vishni kostum të lezetshëm
Gjatë punës me bletë gjithmonë duhet të vishni kostumin e bletarëve.
Dimë se në YouTube shohim shpesh betarë të guximshëm të cilët punojnë më bletë të veshur shumë shkurtë. Epo, ata janë më ‘trima’ se në, por  edhe bletët zakonisht janë shume të shoqërueshme.

Por ju kurrë nuk mund ta dini se kur aksidentalisht mund të pllaqurisni një prej tyre. Gjithashtu nuk mund ta dini se kur bletët tuaja janë ne disponim të mirë.
Prandaj, siguria gjithmonë është në vend të pare, dhe gjithmonë opsioni më i mirë. Tutje, e mira është që në kostum do të jeni shume rehat, dhe për disa momente do të dukeni si një Martin.
14. Do të intrigoheni nga natyra
Kur të shihni për së afërmi punën e bletëve dhe të shihni se si ato punojnë së bashku për të bërë këtë produkt të mrekullueshëm, është e mrekulli. Nuk mund të ndihmoni në këtë proces, por shikoni rreth vetes më shpesh. Nuk mund të ju tregoj se sa herë gjate punës në kopsht kam parë vetën dukë buzëqeshur sepse bletët e mija ishin aty duke u kënaq me mua.
Kështu, ju bëheni me të vetëdijshëm për proceset natyrore qe po ndodhin rreth teje. Kjo ju bënë të vlerësoni më shume bukurinë e thjeshtë. Pra nëse jeni bletar mos u habitni nëse e shihni veten duke buzëqeshur tek lulet apo pemët. Do të shihni se si gjithë këto bashkëpunojnë ne mes vete dhe do ta çmoni atë.
15. Do të mësoni fakte interesante
Rritja e bletëve padyshim se ju bën me kurioz. Më të vërtetë këto krijesa te vogla kurrë nuk ndalen. Ju do të habiteni se si e bëjnë atë, pse e bëjnë dhe se si kryhet e gjithë kjo punë
Kështu, do të mësoni shume fakte interesante gjatë punës me bletë. Për shembull, bletët nuk flenë kurrë. Kush do ta kishte menduar këtë?
Por kjo e shpjegon pse jeta e tyre është kaq e shkurtë. Pra, nëse doni të shtoni kuriozitetin tuaj apo të ndokujt afër jush, atëherë merrni bletë. Ato janë të mrekullueshme dhe do të nxisin interesin tuaj.
Kështu, këto janë 15 arsyet qe duhet ti keni parasysh nëse dëshironi të rritni bletë ne kopshtin tuaj(ose diku afër jush). Ato janë krijesa të vogla, të mrekullueshme por që ofrojnë shumë.
Tani është radha juaj. Në komente do të dëshironim të dimë arsyet apo ndodhitë 
tuaja

You Might Also Like

1 comments

  1. Deshira e ime esht shum e madhe te behem Bletar por e kam te veshtir fillimin :(

    ReplyDelete

Translate