VDEKSHMËRIA E BLETËVE KËTË VIT ËSHTË NË RRITJE
8:49 PMFadil Kukleci
Gjatë kontakteve dhe bisedave me bletarë këtë vit vërehet një shqetësim se vdekshmëria e bletëve është ne rritje. Në Kosovë, këtë vit ka fermer qe kanë humb numër të madh të familjeve të bletëve. Këto raste me kanë shtyrë të mundohem duke shfrytëzuar hulumtimet shkencore që janë bërë në këtë drejtim , përvojat e të tjerëve, natyrisht edhe përvojën time, se ku mund të qëndroj shkaku i rritjes së vdekshmërisë së familjeve të bletëve.
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është vetëm të konstatohet gjendja, por edhe mesazhi se si të veprohet për ta parandaluar këtë dukuri.
Në Gjermani, Francë, Angli e sidomos në SHBA para disa viteve është vërejtur një dukuri e pazakontë e vdekshmërisë së familjeve te bletëve i ashtuquajturi ,, Sindromi i humbjes së familjeve të bletëve,, apo kolapsi i çrregullimit të bletëve ( CCD ) ( Collaps Disorder Colony ).
Në bazë të hulumtimeve që janë bërë dhe që po behën në këtë drejtim , faktorët janë të ndryshëm, mirëpo sipas mendimit të disa hulumtueseve, mendim të cilin e përkrahi edhe unë, faktori kryesor që ka shkaktuar këtë gjendje është vet njeriu.
Një kontribut të veçantë në këtë drejtim e ka dhanë i nderuari Dr. Agim Nelaj me librin e tij ,,Për bletën dhe sëmundjet e saj,, kreun e XVI dhe XXXVI. Libër i cili deri më tani i ka munguar literaturës se bletarisë shqiptare.
Unë do përpiqem të radhis disa prej këtyre faktorëve që sipas përvojës dhe mendimit tim janë duke ndikuar në vdekshmërinë e madhe të familjeve të bletëve.
1. Varroa
2. Mungesa e ushqimit adekuat
3. Monokulturat
4. Herbicidet dhe insekticidet
5. Futja e familjeve të dobëta në dimërim
6. Sëmundjet e ndryshme
7. Përdorimi i antibiotikëve në mënyrë të pakontrolluar etj.
1. Varroa- është një insekt i cili paraziton në trupin e bletëve dhe është i përhapur në tërë botën. Për biologjinë e tij, mënyrën e jetesës, shumimin është shkruar mjaft (në një aspekt mjaft nuk është kurrë , por unë do të shkruaj nga një këndvështrim i imi për të arsyetuar atë pse e kam radhit njërin ndër faktorët e parë që ndikon në vdekshmërinë e bletëve.
Varroa siç e dimë ushqehet ekskluzivisht me hemolimfën (gjakun) e bletëve. Për të thithë gjak varroa duhet të bëjë shpuarje në kitinën ( lëkuren ) mbështjellësin e trupit të bletës. Kjo plagë e cila shkaktohet, nëse hipotetikisht e kishim rrit trupin e bletës sa trupi i njeriut, kishte me u rritë edhe plaga e kjo plagë kishte me qenë sikurse ne trupin e njeriut të kishim futë një thikë në thellësi deri në 7 cm. Paramendoni se si kishte me ndje veten njeriu me një plagë të tillë. Zvogëlimi i hemolimfës në trup zvogëlon edhe imunitetin e bletës. Mirëpo dëmi edhe më i madh, sipas mendimit tim është se kjo plagë tani shërben si port hyrëse (derë) për viruse dhe baktere të cilat janë prezentë në çdo zgjua mirëpo këto presin momentin e volitshëm për tu aktivizuar.
E çka tani ? - Duhet të trajtohen kundër varroas
Me çka ? - Cilido preparat që përdorët duhet të përdoret sipas udhëzimeve të prodhuesit .
E kur është koha ? Në Kosovë por edhe në një pjesë të Shqipërisë, përpos pjesës ku dominon klima mesdhetare, mbarimi i korrikut dhe fillimi i gushtit pas vjeljes së fundit të mjaltit.
Pse? Pasi që në këtë periudhë më nuk kemi pjellë mashkullore apo edhe nëse kemi , kemi shumë pak. Varroa ciklin e vet të zhvillimit e fillon në qelizat e bletëve punëtore. Bletët të cilat lindin tani e tutje hyn në lëmshin dimëror, e nëse këto bletë hyjnë të varruara janë të gjykuara të vdesin më së largu deri në shkurt.
Me çka duhet trajtuar ? Cilindo preparat që ta përdorni duhet përdor sipas udhëzimit të prodhuesit. Nëse gjatë përdorimit të ndonjërit prej preparateve në këtë periudhë nuk rrëzon varroa mos u gëzoni se në familje të bletëve nuk paska vorroa, sepse në këtë periudhë është e pa mundur të mos ketë varroa. Në këtë rast duhet dyshuar në preparat dhe duhet përdor tjetrin. Varroan asnjëherë nuk mund ta zhdukim në tërësi por duhet mbajtur nën kontrolle.
2. Mungesa e ushqimit adekuat - Siç e dimë ushqimi është faktor kyç për zhvillim normal të çdo organizmi të gjallë pra edhe për bletën. Ushqimi natyral i bletës është mjalti. Njeriu bletën në një mënyrë e ka shtëpiakizuar për t’ia marrë mjaltin.
Bleta siç e dimë në kohën e kullotës kur ka nektar shfrytëzon rastin që të grumbulloj sa më shumë nektar pa marrë parasysh rezervat e mjaltit që ka në zgjua. Bletët që e grumbullojnë dhe e përpunojnë atë ushqim, asnjëherë nuk do ta shijojnë, pra ato punojnë për të tjerat.
Njeriu është ai i cili e shfrytëzon këtë virtyt të bletëve dhe ua merre këtë tepricë për nevoja të veta. Mirëpo fatkeqësisht njeriu është qëlluar grykës ( i pa ngopshëm ) , i cili jo vetëm që ua merr tepricën por ai ua merr krejt duke mos ua lënë as edhe një pikë mjaltë , mjaltë të cilin ajo e ka mbledhë për pasardhësit e vetë.
Tani njeriu mundohet në një mënyrë apo tjetër tua kompensoj këtë ushqim duke u dhënë sherbet sheqeri apo pogaçe ( kandi ) . Sherbeti i sheqerit në asnjë mënyrë nuk zëvendëson nektarin, por le që nuk e zëvendëson por edhe më keq është kur ky u jepet në shtator dhe tetor e nga një herë edhe në nëntor që ne fakt ky më shumë u shkakton dëm se sa dobi. Ky sherbet edhe nëse arrin të shndërrohet në mjaltë është i varfër me mikroelemente të cilët janë të domosdoshëm për një zhvillim normal të bletëve. Nëse ky mjaltë nuk arrin të maturohet , ky do të jetë burim i shumë infeksioneve dhe sëmundjeve.
3. Monokulturat – Në shumë shtete të zhvilluara si në Gjermani, Angli, Francë e sidomos SHBA në vitin 2006 bletarët raportojnë për humbje të mëdha të familjeve të bletëve.
Këtë dukuri në mënyrë të thuktë dhe në detale e ka përshkruar Dr. Agim Nela ne librin e tij ,,Për bletën dhe sëmundjet e saj “ në kreun e XVI dhe XXXVI. Edhe sot e kësaj dite ende nuk janë të njohur në detale shkaqet e ,,Sindromit të humbjes së familjeve të bletëve “ apo ,, Kollapsit të çrregullimit të familjeve të bletëve ( CCD ) Collapse Disorder Colony.
Në SHBA bletarët profesionist, fitimin nga bletët nuk e kanë nga mjalti i grumbulluar, por nga taksat e fermerëve të cilëve u qojnë zgjojet e bletëve ne parcelat e kulturave të tyre me qëllim të frytnimit (polenizimin) të këtyre bimëve.
Për sindromin CCD dyshohet në një varg faktorësh , e si faktor kryesor përmendet edhe mungesa e ushqimit cilësor.
Duke pasur parasysh se këtu kemi te bëjmë me monokultura të mbjellura me qindra e mijëra hektar dhe bletët duke mos pas mundësi të shfrytëzojnë një poliflorë por vetëm monokultura, mund të jetë njëri ndër shkaktarët kryesor te këtyre humbjeve.
4. Përdorimi i herbicideve dhe insekticideve – Padyshim se herbicidet dhe insekticidet lënë mbetjet e tyre në lulet e bimëve të cilat ndikojnë në shëndetin e bletës, respektivisht në zvogëlimin e imunitetit të tyre, e kjo në mënyrë direkte në rritjen e vdekshmërisë së bletëve.
5. Futja e familjeve të dobëta në dimërim - Kohët e fundit duke parë leverdinë nga bletët shumë familje kanë filluar të merren me bletari , mirëpo nga dëshira për të rrit numrin e familjeve të bletëve janë duke bërë shumimin e tyre në mënyrë joprofesionale dhe në kohë jo të duhur. Pastaj mungesa e njohurive për përkujdesjen e rrëshëmave të formuar, mos aftësia e përgatitjes së tyre për dimërim. Edhe ky është një ndër shkaqet e dështimeve në bletari.
Duhet cekur se edhe disa investime që janë duke u bëre në bletari , sidomos këtu tek ne në Kosovë, janë duke u bërë në mënyrë të gabuar.
Shtrohet pyetja se pse ?
Sepse pothuaj se shumica e komunave dhe shoqatave jofitimprurëse që janë duke u marrë me shpërndarjen e familjeve të bletëve , këtë janë duke e bërë në mënyrë të gabuar dhe joprofesionale. Shpërndarjen janë duke e bërë në gusht dhe shtator dhe atë në familje 5 kornizëshe me miza. Këto familje nuk kanë as shans teorike të përgatiten për dimërim. Pastaj pakujdesia e tregtarëve vetëm sa për të përmbushë numrin e tenderit e në zgjua nuk vendosin as 500 gr. bletë e duke e ditur se shumica e këtyre bletëve janë duke u sjell nga regjioni pa kurrfarë kontrolli. Padyshim se këto dukuri e kanë rritë numrin e vdekshmërisë së bletëve.
Subvencionet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që sipas mendimit tim është shumë i qëlluar, por ne jemi duke e keqpërdor. Deshëm ne apo nuk deshëm ta pranojmë nga lakmia për të marr 15 euro po e rrisim numrin e familjeve në dëm të bletëve e që të gjitha këto tani janë duke na u hakmarrë
6. Sëmundjet e bletëve - Si pasoj e të gjitha atyre që u përmendën më lartë vije deri te paraqitja e sëmundjeve të ndryshme. Të gjithë e dimë se shkaktar të sëmundjeve janë viruset dhe bakteret. Këto janë prezent në çdo zgjua mirëpo aktivizohen në momentin kur ju krijohen kushtet. Në rastet e përmendura më lartë numri i vogël i bletëve në zgjua, kalbja e pjellës janë faktor që aktivizojnë viruset dhe bakteret të cilat shkaktojnë sëmundje që rrisin vdekshmërinë e bletëve.
7. Përdorimi i antibiotikëve - Antibiotikët janë substanca kimike që ndikojnë në vdekjen apo inhibimin e rritjes se baktereve të cilat shkaktojnë sëmundje. Bleta është organizëm i gjallë si çdo organizëm tjetër prandaj edhe ky si të gjithë organizmat tjerë është i atakuar nga sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga baktere dhe virus të ndryshëm dhe gjer më tani luftimi i këtyre sëmundjeve te të gjitha organizmat bëhet me antibiotik – shtrohet pyetja e pse mos të shërohen edhe bletët.
Duke e pas parasysh se nga bletët marrim mjaltin dhe produktet tjera të bletës për konsum të njeriut ky shërim duhet bërë në një mënyrë më komplekse.
Siç e dimë bakteret janë prezent në çdo zgjua, mirëpo ato presin momentin e volitshëm për t’u aktivizuar.
Kur thash se ky shërim duhet të jetë më kompleks , mendoj në atë që së pari duhet ,, shëruar “ zgjoin pra duhet ndërruar apo dezinfektuar atë ,të ndërrohen hojet të menjanohen të gjitha hojet me pjellë , mundësisht të ndërrohet edhe mëma menjëherë e pastaj të filloj shërimi me antibiotik.
Lidhur me përdorimin e antibiotikëve në bletari mendimet janë të ndara. Në bashkimin evropian përdorimi i antibiotikëve në bletari është i ndaluar, mirëpo prapë se prapë në raste të veçanta nën mbikëqyrje të profesionistëve aplikohet.
Shumica e bletarëve mendojnë se antibiotikët nuk duhet të përdoren për shkak të mbetjeve të antibiotikëve në mjaltë dhe produkteve tjera të bletës ndërsa disa të tjerë antibiotikët i përdorin me pogaqe dhe sherbet duke i shtuar në të doza të cilat nuk dihet se a janë parandaluese apo mjekuese për sëmundje të caktuara e në disa raste edhe mbi dozë duke mos e ditë se dëmin më të madh antibiotiku ua shkakton vetë bletëve.
Pse ? – Sepse në traktin digjestiv të bletëve jetojnë mbi 25 lloje të baktereve të cilat paraqesin florën normale të traktit digjestiv , e përdorimi i antibiotikëve i shkatërron edhe këto baktere të cilat janë të domosdoshme për një jetë normale. Me shkatërrimin e këtyre baktereve bie edhe imuniteti i bletëve e me këtë rritet edhe rritja e vdekshmërisë së bletëve.
Unë nuk jam kundër përdorimit të antibiotikëve por ky të jepet në kushte të caktuara dhe nën përkujdesje të personave të autorizuar ( Mjekëve Veteriner).

Botimi i këtij shkrimi nuk është i lejuar pa pëlqimin e autorit
Prishtinë Autor
Shkurt 2017 Prof. Fadil Kukleci
0 comments