Helmi bletës si ilaç për sëmundje të ndryshme
4:41 PMInjeksionet që përmbajnë helmin e bletëve lehtësojnë dhimbjet kronike në shpinë dhe këmbë, ka zbuluar studimi i Universitetit të Karolinës Veriore.
Helmi i bletëve është kombinim i proteinave dhe aminoacideve, të cilat në organizëm kanë efekt kundërinflamator, ndërsa ndjenjën e dhimbjes e reduktojnë për rreth 75 për qind dhe rrisin imunitetin e përgjithshëm, shkruan “Daily Mail”. Edhe pse helmi i bletëve që nga lashtësia njihet si ilaç, madje edhe Mao Cedungu deri në pleqëri i ishte nënshtruar pickimeve të përditshme të bletëve dhe vetëm studimet e fundit kanë dëshmuar efikasitetin e tij në shërimin e problemeve konkrete shëndetësore. Përveç dhimbjeve në shpinë dhe gjymtyrë, helmi i bletës është treguar i dobishëm edhe në shërimin e dhimbjes së nyjave, ndërsa ekspertët besojnë që mund të jetë shumë i dobishëm edhe në shërimin e artritit.
Helmi i bletëve është lëng i hidhur pa ngjyrë, i cili përbëhet nga përzierja e proteinave, ndërsa vepron si mjet kundër mpiksjes së gjakut dhe redukton inflamacionet. Vetëm një për qind e njerëzve janë alergjikë në pickimet e bletëve, ndërsa shkencëtarët besojnë që pas hulumtimit në detaje me helmin e bletës kanë mundur të reduktojnë shumë sëmundje dhe të rrisin imunitetin e përgjithshëm të organizmit.

0 comments