Nozemoza

4:02 PM



SËMUNDJA PARAZITARE E BLETËVE – NOZEMOZASëmundja Nozemoza, të cilën e shkakton protozoari nozema apis, zakonisht prek bletët e rritura. Në  kushte të volitshme, paraziti zhvillohet shumë shpejt. Kurse në ambientin e jashtëm si në tokë, ujë paraziti formon spore të cilat me tutje mund të jetojnë 2-4 muaj.
Infeksioni kryhet me anë të sporeve dhe kjo mund të arrihet me anë të  ushqimit, ndotja e burimeve të ujit, jashtëqitja e  bletëve gjithashtu mund të jetë burim  i kësaj sëmundje. Bletët punëtore gjithashtu  bëjnë përhapjen e sëmundjes sepse janë gjithnjë në lëvizje. Por lehtë mund të përhapet edhe nga bletarët e pa kujdesshëm  të cilët nuk bëjnë dezinfektimin e mjeteve dhe rrobave  të punës.Bletët e infektuara apo të sëmura konsumojnë ushqim vazhdimisht dhe në zorrën e pasme vjen deri të grumbullimi i jashtëqitjes së infektuar me spore dhe  nëse temperaturat janë të ulëta vjen deri të ndotja e kornizave dhe mureve të shtëpizës.

Bletët shpesh edhe e lëpijnë jashtëqitjen  e cila është e infektuar me spore dhe kështu bëjnë përhapjen e sëmundjes,  e cila zakonisht paraqitët në fund të dimrit dhe bletët vdesin kah fundi i prillit dhe në fillim të majit.

Simptomat e kësaj sëmundjevërehen zakonisht të bletët e vjetra të cilat nuk janë shumë aktive jetojnë shumë  më shkurt, kurse ëmat e infektuara pjellin më pak vezë dhe i vendosin në formë të çrregullt, ku kështu shoqëria gradualisht zvogëlohet dhe në fund vdes.

Dimri i gjatë dhe i ftohtë e favorizon këtë sëmundje, mjalti i menjës vera e freskët etj. Gjithashtu kur kemi një infeksion të madh gjatë dimrit shumë lehtë vërehen shenjat e sëmundjes në pranverën e hershme sepse bletët bëjnë ndotjen e shtëpizës me jashtëqitjen në anën e brendshme dhe të jashtme si dhe kornizave. Por diagnostikimin e bëjnë edhe ekspertët në laboratorë ku bëjnë kontrollimin nga 20-30 bletë nga çdo familje.
Masat për parandalim  dhe shërimin e sëmundjes.Fillimisht merren masa për parandalimin e përhapjes së sëmundjes, përdoren veglat e dezinfektuara bëhet shkrirja e dyllit dhe hojeve të infektuara. Bletët e infektuara vendosen në shtëpiza të reja dhe të vjetrat pa tjetër duhet të dezinfektohen me sodë kaustike me përmbajtje 4% ose mund të bëhet edhe me flakëhedhës me kujdes.  Është me rendësi të dihet  se kjo  sëmundje luftohet në bazë të ligjit për mbrojtjen e kafshëve  nga sëmundjet infektive të cilat  paraqesin rrezik për tërë vendin.
Sëmundja e Nozemozës luftohet me preparate si: Nezocid, Fumicidil B, Fumagillin DCH  dhe barëra tjerë me emra tjerë  varësisht nga  prodhuesi.  

Nëse e përdorim  preparatin Fumagillin,  për 10 shoqëri është e nevojshme sasia prej 20 gr dhe në fillim kjo sasi tretët me pak ujë  dhe me pas kullohet dhe përzihet me 25 litra sherbet të vakët dhe kjo tretje me ushqim ju vendoset shoqërive në ushqimore. Shërimi mund të zgjasë  2-3 javë.
Nëse përdoret preparati i quajtur Nezocid edhe ky mund  të përdoret me ujë dhe ushqim. Për dezinfektimin e ujit përdoren 100 ml në 25 litra ujë, kurse për dezinfektimin e hojeve 100 ml në 10 litra ujë dhe me këtë tretje spërkatën kornizat pa marr parasysh a kanë bletë apo larva. Trajtimi i një shoqërie mund të bëhet me 200 ml tretje edhe mund të bëhen 5 trajtime në interval kohe prej 5 ditësh. 

You Might Also Like

0 comments

Translate