Varroa e bletëve
3:19 PMVarroa e bletëve
Varaoa është një parazit shumë i lashtë që ka prekur së pari bletët indiane (apis cerana). Shkencëtarisht së pari ky parazit është studiuar në vitin 2004, nga Audemans në ishullin Java të Indonezisë.
Viteve të 50-ta, kjo rriqër u gjend edhe në Rusinë Lindore – Siberi, ku bashkëjetoi dy raca të bletëve, apis melifera dhe apis cerana.
Viteve 60-ta arriti edhe në evropë kurse në Kosovë viteve 80-ta. Po ashtu kjo rriqër arriti edhe në Amerikë po të njejtat vite sikurse në Kosovë, cka do të thotë më këtë parazitë është përfshirë e gjithë bletaria botërore.
Viteve 2000-ta, nëpërmjet egzaminimit të AND-së. Përmes AND-së u gjetën ndryshimet gjenetike në mes varaosë Jakobson dhe asaj evropiane, duke emërtuar të fundit me emrin varaoa destruktor.
Në vazhdim u gjetën dy tipe të varaosë destruktor.
Tipi R (ruso-korean) i cili eshte e shtrire ne tere evropen dhe eshteme agresic se tip J(japonezotajlandez) qe gjendet ne ameriken e veriut dhe jugut.
Duhet njohur shkaktarin e semundjes, morfologjine e mbi te gjitha bioligjine e varaose sepse kjo do te na ndihmoje ta kuptojme dhe zbatojme drejte masat e luftimit.
Morfologjia
Varaoa shifet me sy dhe ka një formë elipse, është me ngjyrë kafe në të kuqe, në gjatësi 1,1-1,2 dhe gjërësi prej 1,5-1,6. mashkullin e varaose nuk e shofim sepse pas fekondimit ai ngordh ne qeli.
Varaoa destruktor ka permasa me te medha se ajo jakobson.
Forma e trupit të rriqres, e bënë të lehtë fiksimin e sajë në trupin e bletës, sepse gjymtyrët e saja janë të transformuara në venduza (thithakë për fiksim).
Aparati i gojës së varaosë është i tipit shpues dhe thithës.
Sistemi i frymëmarrjes është i tipit trakeal qe gjendet ne pjesen e poshtme te barkut nga dy vrima ne mes te qiftit të 3-të dhe të 4-të të këndeve.
Biologjia e varrosë
Procesi biologjik i zhvillimit të rriqrës është e lidhur ngushtë me biologjinë e bletës dhe cdo proces që bënë bletari për forcimin e familjes bletë, ndikon në shtimin e rriqrave në këtë familje.
Rriqra femër deperton në qelizë para vulosjes.
Në qelizat femrore ajo hynë 1 ditë para se të vuloset.
Kurse te mashkulli 2-3 ditë para vulosjes.
Cikli i zhvillimit të varaosë në qeli zgjatë 8-10 ditë.
Rriqrat kanë përpunuar mekanizmat e adaptimit në lidhje më shumimin e familjeve të bletëve.
Larvat e infektuara kane procesin e zhvillimit te crregulluar.
Ne larven e bardhe shifen lehte pikat e kuqrremta ne te erreta e ato jane varaoa.
Larvat dhe nimfat e infektuara per shkak te thithjes se hemolimfes nuk jane te qeta dhe shpesh lindin me te meta trupore.
Ju demtohen disa pjese te sistemeve qendrore dhe lindin me disa pjese te demtuara te trupit.
Pjella nuk eshte kompakte dhe me plote qeliza te zbrazeta.
Lindin blete me deformime te pjeseve te trupit e me se tepermi kane te deformuar krahet e tyre.
Bletet rriten me gjoks dhe abdomen te dobet, dhe kane pamje jo proporcionale.
Per shkak te ketyre defekteve, bletet dalin me heret dhe vdesin ne fushe dhe shoqeria numerikisht zvogelohet.
Mashkujt e infektuar humbin aftesine seksuale dhe behen te papjellshem.
Varaoa paraqet njerin prej faktoreve kryesor per perhapjen e viruseve.
Virusi i deformimit te kraheve te bleteve
Virusi i qerdhes ne forme qaliku
Virusi i paralizes akute
Virusi i paralizes kronike
Virusi i kubezave te zeza etj
Njohja e ndikimit të sëmundjeve në familjen bletë.
Është shumë e domosdoshme të njohim lidhjen rriqër –bletë, në mënyrë që të vendosin drejtë ato metoda bioteknike që krahas atyre kimike sigurojnë një luftim të suksesshëm.
1. Ndikimi kryesor i rriqrave në fazën kur ajo gjindet në pjellë.
2. Ndikimi i rriqrës në fazën kur ajo ndodhet jashtë në trupin e bletës.
3. Kërkimet për varoatozën – diagnoza
Është shumë me rëndësi ta njofim sa më saktë shkallën e invazionit të rriqrës në familjet bletë për të përcaktuar drejtë dhe me kohë kompleksin e masave të luftimit, për të siguruar mbijetesën e familjes dhe prodhimin e tyre.
Teknika e diagnostifikimit
Egzistojnë metoda të ndryshme që përdoren për diagnostifikimin e shkallës së invazionit të rriqrës, edhe ato:
1. diagnoza klinike,
2. egzaminimi natyror i rriqrës,
3. caktimi I nivelit të invazionit të rriqrave në bletë dhe pjellë,
4.Diagnoza me kornizën mashkullore.
Strategjia e luftimit të varoatozës
parimet e përgjithshme dhe luftimet me anë të medikamentev
0 comments