Racat e bletëve në Shqipëri dhe në rajon!

8:39 PM

Rracën e bletëve e ka përzgjedh vetë natyra!

Bletar të nderuar, para disa ditëve në internet lexova një pyetje që bëri një koleg i yni: ” Cila racë e bletëve është më e mira”. Të them të drejtën nuk e pash të arsyeshme të jap ndonjë koment dhe kalova, mirëpo në mbrëmje prap e pash dhe vërejta se kishte komentime të ndryshme, në mesin e tyre pash se një koleg kishte përmendur rracën e “Serbisë”.
Të gjithë ata që më njohin e din se unë nuk përdori emra te përveçëm. Kjo me shtyri që ta shkruaj këtë artikull.
Në bazë të shtrirjes gjeografike rraca e bletës mjaltore ( Apis mellifera ) ndahet në bletët mjaltore europiane, orientale dhe afrikane. Këtu do përmend vetëm disa raca që shtrihen ne Ballkan dhe Evropë:
1. Apis mellifera carnica me varietete:
a. Varieteti i hirtë
b. Varieteti i verdhë
2. Apis mellifera ligustika (e verdha Italiane)
3. Apis mellifera caucasica (bleta e Kaukazit)
4. Apis mellifera mellifera apo siç e quajnë ndryshe bleta e zezë ose bleta Gjermane.























– Apis mellifera carnica –

Emërtimi është bërë në bazë të vendit ku për herë të parë është përshkruar si racë e kjo është Kranj – Slloveni. Vendbanimi i kësaj race është pjesa juglindore e Alpeve dhe pothuajse i tërë Ballkani. Mirëpo kjo racë shtrihet edhe në një pjesë të madhe të vendeve evropiane dhe në tërë botën. Në Ballkan jetojnë dy varietete të racës carnica:
a) E përhirta që dominon në Ballkan dhe trojet Shqiptare
b) E verdha që dominon në ultësirën e Panonise.
Si ekotipe të veçanta përmenden bleta Shqiptare, Maqedonase, Greke, Peshterit e në asnjë literaturë nuk përmendet bleta e Serbisë, e as nga vet autorët serb në asnjë libër të botuar gjerë më tani, e nuk janë të pakta botime të cilat i kam lexuar dhe i posedoj nuk e cekin këtë.
Karakteristikat e përgjithshme të kësaj race (Apis mellifera carnica ) janë : gjuha me gjatësi 6.6 mm, tergiti i tretë me gjatësi 4.8 mm, pesha trupore e bletëve njëditëshe 105 mg, pesha trupore e mëmës së porsalindur 180 mg, ndërsa të fekonduara rreth 210 mg. Gjatë zhvillimit intensiv pjellë prej 1400 deri 1800 vezë brenda 24 orëve. Ka shtytje të lartë të roitjes (F. Tomazhin 2002).
-Karakteristikat e Apis mellifera carnica – varietetit të hirtë:
Segmentet trupore kanë ngjyrë të hirtë të mbuluara me qime të bardha, janë të qeta, kanë zhvillim të hovshëm pranveror, rezistente ndaj sëmundjeve, lehtë i përballojnë edhe dimrat më të vështirë, kanë të zhvilluar instinktin për roitje dhe grumbullojnë sasi te vogla propolisi.
-Karakteristikat e Apis mellifera carnica -varietetit të verdhë:
Dominon në ultësirën e Panonis, Rumani dhe Ukrainë. Karakterizohet me tri segmentet e para barkore me ngjyrë portokalli, ndërsa segmenti i fundit ka ngjyrë të hirtë. Është e ngjashme me varietetin e hirtë, mirëpo jo vetëm që dallon për kah ngjyra por dallon edhe për zhvillim të ngadalshëm pranveror.
– Apis mellifera ligustica apo ( e verdha Italiane ) Prejardhjen e ka nga Italia e mesme, është e ngjashme me carnica sepse edhe vendbanimet i kanë të afërta. Karakteristikat: Kanë ngjyrë të bukur të verdhë në të kuqe, gjatësia e gjuhës 6.5 mm, gjatësia e tergitit të tretë 2.9 mm, pesha trupore e bletëve një ditëshe rrethe 115 mg, mëmës së pafekonduar rreth 200 mg, asaj të fekonduar rrethe 240 mg. Gjatë periudhës intensive mëma pjellë prej 2000 – 3000 vezë për 24 ore. Në pranverë zhvillohet ngadalë.
Këto dy raca dominojnë më tepër në regjionin e Ballkanit ndërsa racat tjera janë më të rralla apo mungojnë krejt si p.sh Apis mellifera caucasica, Apis mellifera mellifera (bleta e zezë apo bleta Gjermane) dhe Apis mellifera scutullata apo bleta Afrikane.
Si përfundim: Secila racë i ka ato përparësitë dhe të metat e veta, por raca më e mirë është ajo autoktone (mos ik prej tatës) e cila me miliona vite ju ka përshtatur atyre kushteve që u ka ofruar natyra p.sh Ballkani karnikës, gadishulli i Pirinejeve liguistikës , Kaukazi kaukazikës e kështu me radhë.

You Might Also Like

0 comments

Translate