Punët Pranverore Në Shoqëritë E Bletëve
6:53 PM
Përherë në pranverë është vlugu më i madh i punëve në fermat tona. Ne bletarët duhet ta zbatojmë teorinë në praktikë. Punët praktike janë të domosdoshëm sepse çdo bletarë prej praktikes mëson më shumë. Është një mendim (Syri çka shef ma shumë mban mend. Ndërsa veshi çka dëgjon shpejt harron).Temën që e kamë zgjedhë për të shkruar më mirë kishte me qen të bëhet në praktikë në një fermë bletësh dhe të kuptohet më lehët. Këtë teknik pune nuk e mendova unë por kam lexuar kam dëgjuar e tani e praktikova vet .Me këtë teknik pune kamë pasur një perspektiv shumë të mirë pasi që merrem me këtë veprimtari e gati gjithë kohën qëndroj në fermën e bletëve të mija edhe kam pas rezultate të mira,për çka jam shumë i kënaqur. E gjitha kjo që do të shkruaj ose të ju flasë pranoni ne rezervë tërhiqni frenin si thotë populli(koqitni)E ngadalë mendoni këtë çka do të lexoni (çka ju flas) Por çka do të ju rekomandoj provoni në fermat e juaja në dy apo tri shoqëri E pastaj do të bindeni në rezultatin që do të arrini e pastaj mundeni të vazhdoni me punë. Ne jemi mësuar të punojmë sipas trashëgimtarit Gjyshi, baba, ose ndonjë shuku që na ka mësuar mënyrën e punesë me bletë edhe nuk mundemi me lanë këtë mënyrë të punës edhe se është e vjetër dhe pa perspektiv. Shpesh bëjmë punë të pa nevojshme në fermën e bletëve ndërsa do punë që duhet ti punojmë nuk i kryejmë . Për shembull materialin ngrohës e vendosim kohë pa kohë. nuk dimë Si të bëhet ventilimi dhe pse bëhet Ventilimi. Ventilimi bëhet për tri arsye 1. për pengimin e roitjes 2. Për të marr mjaltin e bagremit 3 për ti bërë kushte bletës për jetë normal. Më vonë do ta flasim çka do të thotë bleta me një derë. Çka do të thotë baza me rrjetë,çka do të thotë baza prej dorases ,çka do të thotë kapaku ushqyes me lesonit ,çka do të thotë kapaku ushqyes gjysma rrjetë gjysma lesonit,çka do të thotë ajrim maksimal. Tjetër çështje shumë e rëndësishme është ushqimi rezervë Shoqëritë e bletëve në pranverë duhet të ketë së paku 8kg mjaltë për tu zhvillua normalisht për arsye se në këtë kohë bletës i duhet më shumë ushqim për ti ushqye gjeneratën për ndryshe mundë të vdesë. Nuk është turp bleta të vdesë prej sëmundjeve si Pesta Amerikane apo Evropiane por është turp bile i madh të vdes prej urie e fajtor të jetë njeriu e pastaj themi jo more ishte nozemoza shkaktare sepse na vjen turp ta pranojmë. Për ushqimin do të flasim edhe më vonë Një aktivitet i rëndësishëm është zgjerimi i shoqërive. Ne përdorim vazhduesit kjo nuk është e njësoj sikur vazhduesi të jetë me hoje të ndërtuara apo me fletë dylli. Nuk është njësoj sikur vazhduesi të vendoset si i treti apo në mes të parit apo si i dytit është me rëndësi mos ta humbasim vullnetin e bletës. Zgjerimin mundeni ta bëjmë edhe për mërena shoqërisë me hoje të ndërtuara me fletë dylli ose dy forma këtë duhet ta bëjmë për arsye që shoqëria mos të roitë. Cilët janë hapat që duhet marrë. Marrim një shembull konkret është peshorja e tregu, e cila na tregon se në cilën anë po shkon bleta ka roitja apo nuk do të roit. Si shpjegohet kjo:Nëse peshorja tregon se në bletë ka shumë ma shumë gjeneratë të mbyllur se sa të hapur bëhu gati të ngjitesh në pemë sepse bleta do të roit. Në të kundërtën nuk roit nëse bleta ka më shumë gjeneratë të hapur se sa të mbyllur. Edhe nëse arrijmë ta mbajmë bletën në pozitë neutrale prapë bleta nuk roit. Qëllimi jonë është bletët ti mbajmë të forta e të mos roitin prandaj me të drejt themi kjo është teknikë e mirë e bletimitë. Shpesh në bletore tona nuk i kryejmë punët si duhet dhe si rezultat është roitja kjo metodë e shtimit të numrit të bletëve nuk është e mirë disa bletar pasi që bleta roit e shtrembojmë kapelenë e dalin nder shok e mburrem duke thanë a më ka roit një bletë e ju tregojmë si e ka zënë. Kjo mënyrë e shtimit ka qenë e vjetër para shekullit 16 apo 17 atëherë kur bleta nuk pati nevojë për njeriun. Ndërsa shtimi modern bëhet në mënyrë artificiale me ndihmën e njeriut duke pas parasysh ndërrimin ma se 50 për qind të amave është metodë më mirë. shpesh ne themi se jemi profesionist unë mendoj duhet ta pyesim vet veten a jemi profesionist apo nuk jemi mendoj se jo edhe unë nuk jam profesionist këtë do të na tregojë koha kush do të jetë në radhën e profesionistit e kush do mbetet amator. Bletarët të cilët si punë dhe ekonomi familjare do ta kenë bletarin do të shkojnë ka profesionalizmi atyre do të ju duhet që patjetër të mësoj shumë për të arrit një shkallë të lart edukative dhe arsimore dhe ti zbatojnë teknikat më bashkëkohore në bletoren e vet duk llogaritur sa kohë sa mund dhe sa para ka shpenzuar për një kilogram mjaltë. Teknika që jep rezultate më me pak kohë më me pak mund dhe ma me pak para ajo është teknika më e mirë. Ne duhet ta pranojmë se mjalti në Kosovë çmimin e kemi të larët por ne duhet punuar të jem konkurrent në tregun Evropian si arrihet kjo patjetër vetëm një mënyrë e ajo është rritja e fermave bletare 1000 e më shumë shoqëri bletarët e tillë do të jenë profesionist të vërtet. Për ndryshe do të mbesim amator. Një çështje ekonomike asnjë herë nuk llogarisim si duhet në mënyrë ekonomike. Në Kosovë xhithëmon llogarisim në bletët që kanë dal nga dimri e as njëherë për bletët që i kanë shti në dimër kjo nuk është ekonomike për arsye se nuk llogaritet mundi puna, koha e sa parat që kemi shpenzuar në kohën kur bletët i kemi përgatitua për dimër. Ta lamë ekonomin e të kalojmë në gjëra konkrete. Si mundemi të arrijmë rezultate të mira dhe kualitative në punë me bletë. Në muajin Janar ndonjëherë edhe vonë duhet ta vendosim materialin ngrohës në bletë. Shumica e bletarëve mos të them të gjithë kur në vjeshtë i kemi trajtuar i kemi ushqye dhe bletët kanë kaluar në qetësi atëherë kemi vendos materialin ngrohës gabim! bletës nuk i duhet nxehtësi gjatë dimri por i duhet ushqim kualitativ .Në lartësi mbi detare 650 metra Ku i mbajë bletët e mija vet e provova që ti dimëroj bletën me fund prej rrjete bleta e përballoj shumë mirë të ftohtit dhe pa kur farë problemi nuk u paraqit kuptohet se ushqim ka shpenzuar më shumë por në pranverë e kthen këtë ushqim është shumë e vërtetë. Edhe se bleta dimëroi me rrjetë temperatura jashtë lëmshi ishte 9 gradë celsius ndërsa në brendinë e lëmshit ishte 14’grad celsius kjo ka qenë një provë e sigurt. Është vërtetuar se menjëherë pasi bleta e morr polenin e parë temperatura ndryshoi dukshëm në pjesën e jashtme temperatura mbeti 9’grad celsius ndërsa ajo brenda ndryshoj shumë 33’—34’ gradë celsius mu për këtë ju preferoj që materiali ngrohës të vendoset krahas fillimit të gjeneratës e jo më parë. Mos të ngutem para natyrës do të bëj një pyetje çka i duhet bletës gjenerata në dhjetor mos u çuditni që më vonë ti gjejmë 2kg apo3kg miza blete në bazë të kosheres çka ka ndodh bleta e ka rrit numrin e banorëve prandaj e shpenzon më shumë ushqimin për rreth lëmshit dimri u acarue si rezultat fatal bleta vdes prej urie. Materiali ngrohës vendoset vonë atëherë gati kur fillon poleni i parë. Pra ne nuk duhet të ngutem para natyre edhe mos të vonohem pas natyre sigurisht që natyra i dikton punët në bletari dhe çdo aktivitet i përshtatet kohës. Bleta e cila ka dimëru me bazë prej rrjete me fillimin e gjeneratës duhet të mbyllet me drrasë ose llamarinë kjo bëhet me qëllim që temperatura të jetë konstante në koshere. Nga pjesa e larët në mes të kapakut dhe llamarinës vendosim stiropoll 12 muaj kështu punojmë për arsye se stiropolli dimrit mban ngrohët e verës freskët. Ky kapak e mban temperaturën konstante në koshere e kur bleta mban temperaturenë konstante bleta e ruan mjaltin kjo është shumë mirë sepse sa ma shumë mjalti në koshere aq ma shpejt mjalti del mbi rrjetë. Ngrohja e qerdhesë dhe ushqimi i mjaftueshëm stimulon amen të lëshojë vezë dita ditës në rritje 2000 deri 2500 vezë në ditë Rusët kanë konstatuar se ama banë edhe deri 3000 vezë në ditë kjo arrihet sidomos në muajin maj qershor Aktivitet i rnsishëm është ushqimi i bletëve që gjendën para urisë lirisht mundemi themi se nuk janë të gjitha në këtë gjendje por ato që janë duhet ushqyer kjo gjendje mund të shiftë edhe nga jashtë sepse bletët grimcojën hojet dhe ato grimca dalin para dere prandaj kjo është simbol se bleta gjendet në rrezik pa tjetër duhet tu qesim pogaçe . Ka mendime të ndryshme kur duhet të fillojmë me pogaçe . disa mendojnë se pogaçe mund ti dhamë gjatë tërë vitin bletës të tjerrtë mendojnë duhet filluar në vjeshtë e të vazhdojmë deri në muajin maj e disa mendime janë të fillojmë në Pranverë hershme. Unë preferoj këtë treten por me kusht që bleta të jetë e përgaditur të ketë rezerva të mjafëtueshëme deri në këtë kohë. Pogaçja vendoset në pjesën e përparme aty ku gjendet lëmshi në fillim i qitet pogaçja zero. Pogaçen e prejëm në shirita për një arsye të thjeshtë sepse në këtë mënyrë ajo armirohet mirë me korniza dhe nuk rrjedh .Arsyeja qëndron se bleta kur është ftoftë ushqimin e merr mbi kokë ndërsa kur është ngrohët ushqimin e merr anash. Shpesh ndodh bleta vdes në bazë janë ra një numër i madh miza të blete e disa kanë mbet me krye në hoje e kur e kontrollojmë bleta ka pas mjaltë në sasi të mjaftueshme. Këtë e dinë të gjithë bletarët se lëmshi ka pas hapësirë një apo dy korniza pa ushqimin e kjo është larg për bletën sa Njujorku me Vushtrri. Shkaku i vdekjes së bletës është se te bleta organet e saj nuk janë si te njeriu apo kafshët por organet e bletës notojnë ne Elimfënë (gjakun) e saj dhe po sa të ndahet nga lëmsh duke u drejtuar djathtas apo majtas për ta gjetur ushqim ngrihen dhe vdes. Ndodh shumë shpesh në koshere kanë mbet pak bletë shihet se ka pas gjeneratë pak ose kanë vdekur në tërësi bleta në këtë rast ka vdekur nga vaoa. Varoa nuk e mbyt në tërësi nikoqirin e vet sepse jeta e varos është e lidhur me jetën e bletës por në plagët e shkaktuara nga varoa hyjnë virust dhe bakteret këto e kanë kryer punën e vet dhe bleta ka vdekur. Aktivitet tjetër që duhet të bëhet në bletë tona është ventilimi (ajrosja e mirë) ventilimin edhe më parë e patëm theksuar por nuk e spjeguamë si e bëjmë një ventilim të mirë që bleta të bën jetë normale pa telashe me klimën apo mikroklimën të mirë kjo duhet të jetë në suaza normale në çdo shoqëri blete. Kjo bëhet për shumë arsye për të mos roit bleta për të arrit deri te mjalti mono florë dhe jeta të zhvillohet normalisht në koshere. Ne të gjithë e dimë si është mjalti i bagremit i kthjellët si uji por te ne shpesh nuk del i tillë na përzihet me të livadhit e merr ngjyrën në të verdh ne prapë themi mjalti i bagremit shyqyr Zotit që konsumatori nuk e njohin se kjo mjaltë është më e lira në treg. Në kohën e bagremit temperatura brenda në shoqëri mund të bëhet e pa durueshme. Bleta në këtë situatë ndërmerr hapin e duhur disa prej bletëve dalin prej kosheres e lirojnë vendin ngjiten arkës përpjetë ndërsa disa brenda kosheres ngjiten mbi korniza dhe me krahët e tyre largojnë ajrin e ngrohët jashtë pra kështu bëjnë punë kot për fajin tonë. Pse ndodh kjo bleta është me bazë prej dërrase me kapak ushqyes me lesoniti vrima nuk ka nëpër kate domosdo është krijuar temperaturë e pa përballueshme për bletën. Ta bëjmë një eksperiment në derën e bletës marrim një letër të hollë e mbajmë në njërën anë të derës do ta vërtetojmë se letra anon kah brenda ndërsa në anën tjetër anon kah jashtë çka do të thotë se rrymimi po bëhet por vetëm në bazën e bletës që do të thotë se ajri po hyn në njërën anë e po del në tjetrën. Për këtë arsye ne ngjitemi nëpër pemë për shkak të roitjes të bletëve. Në vend të punoj hojet, të sjell nektar,ta zhvilloj gjeneratën,të qëndrojnë roje dere të sjellin ujë ato duhet punuar për ta ajros kosheren. Do të ju pyetja juve pse ne e vendosim klimën në shtëpitë tona. Cila është zgjedhja baza me rrjetë,dera e hapur ,ti shpojmë katet 2deri 3cm e kur na duhet ti mbyllim ti kemi kunja e gatëshëm,kapaku ushqyes të jetë gjysma rrjetë e gjysma lesonit, kapakut mbyllës skaje tu vendosim drrasa të holla që edhe larët të ketë rrymim të ajrit. unë e di se gati të gjithë ne i kemi arkat me bazë dërrase edhe kapakun ushqyes me lesonit. Në këtë gjendje duhet vepruar ndryshe.
Pas lulimit të gjereniksë, qershisë,vishnjakut, dhe qershisë së eger edhe kumbullësë fillon lulimi mollës, dardhës është koha për vendosjen e kornizave me fletë dylli. Është mirë të mos ngutem për arsye se ende nuk është rregulluar struktura e bletëve punëtore. Bletë e reja 11 deri18 ditë she i kanë 4 parë gjëndra që në këtë kohë janë aktive prej 11 deri 18 ditë punojnë hojet prodhojnë qumështin për ti ushqye amën dhe larvat e nëse nuk ka bletë të kësaj gjenerate vetëm ja qesim kotë bletët e shpojnë këto fjet dylli për të shkurtuar rrugën me arritur deri te ushqimi apo poleni. Duhet për ta ditur se bletë e vjetra nuk punojnë dyllë e as hoje. Bleta prej ditës 18 deri sa ti zgjatë jeta do të bëhet vetëm bletë fluturuese në koshere sjellë nektar,polen, ujë etj. kur ja dhamë kornizat me fletë dylli bletëve? këtë na mëson më së miri vet bleta atëherë kur lajmërohet në korniza dylli i bardhë. Bleta tash ka potencial të mjaftueshëm për ti punuar hojet e kur sesi bletët e dobëta.
0 comments