Ndarja e bletëve në mënyrë artificiale (roitja e kontrolluar)

5:54 PM

Per sa I perket ndarjes se kolonive te bleteve ka shume menyra per ti ndare ato.

Menyra qe preferohet me shume nga bleterritesit amatore eshte ndarja e kosheres (kolonise nr 1) ne dy pjese. Kjo menyre ka dhene resultate shume te mira si per cilesine e mbretereshes se re ashtu dhe per stabilitetin e kolonise se re .

Kjo metode preferohet te perdoret heret ne pranvere dhe ne koloni bletesh te fuqishme ( me me shume se 10 korniza me blete dhe me te pakten 7 korniza me veze dhe larva).

Veprimi eshte I thjeshte dhe nuk kerkon te jesh profesjonist ne blertari. Ndajme kolonine qe kemi (pershembull me 10 koniza) ne dy pjese me nga 5 korniza. Pak rendesi ka se ne cilen pjese ndodhet mbreteresha. E rendesishme eshte qe ne te dy grupet te kete korniza me larva te vulosura, me larva te pa vulosura me veze te fresketa dhe natyrisht me mjalt dhe pollen. Mundohemi qe dhe bletet e rritura ti ndajme ne dy grupe te barabarta.
Shtojme dhe nga nje kornize me flete dylli te pa ndertuara. ( pra do te kemi 2 kolni me nga 6 korniza)
Pasi I ndajme , e zhvendosim nje koloni (pak rendesi ka se cilen prej tyre) ne nje vend qe ndodhet me shume se 4 km larg nga bletorja dhe e leme atje per gati nje jave. Gjate kesaj perjudhe i ushqejme bletet me shurup sheqeri ne sasi te vogel ( nje gote vere me sherbet per koshere) cdo 2 dite. 

Mbas nje jave e sjellim prap kete koloni ne bletore. Kujdes gjat transportit duhet qe kosherja te mos tronditet (lekundet) shume.

Pasi e sjellim ne bleteore shohim se ne cilen koshere ndodhet matka. Per kete vezhgojme se ne cilen koshere bletet sjellin polen. Normalisht aty ku bletet po krijone matken e re bletet nuk sjellin polen sepase nuk kane nevoje , se nuk kane larva per te ushqyer. Ndersa ne kosheren qe ndodhet matka e vjeter , ajo ka vazhduar te leshoje veze dhe per pasoje bletetve u duhet polen per larvat e reja. 
Pra hapim dhe kontrollojme ate koshere ku bletet sjellin polen. Nese ne kete koshere ka larva dhe veze te fresketa kjo do te thote se aty ndodhet matka e vjeter. 
Pasi e kemi percaktuar se ku ndodhet matka e vjeter, kosheren tjeter (aty ku mendohet se po krijohet matka e re) nuk e prekim per gati 3 jave te tjera. Pra kontrolli i pare per kete koshere duhet te jete nje muaj me vone se dita qe beme ndarjen.

Kjo pra ishte ndarja me e thjeshte por dhe me natyrale e kolonise ne dy pjese. 

(Nese arrijme ta gjejme matken e vjeter para se ta ndajme kolonine , zhvendosim kolonine ku gjendet matka e vjeter ne me shume se 4 km, te cilen e sjellim ne bletore pas nje jave ,dhe leme kolonine ku do te rritet matka e re ne bletore.) 

Roitja e kontrolluar
Roitja artificiale sherben per shtimin e familjeve te reja
Perparesite e saj qendrojne:
- ne kopjimin e modelit natyror te roitjes
-eleminon roitjen natyrale 
-familjet e reja sigurojne mbreteresha te cilesise se larte
-Seleksionimi i sigurte per familjet pasardhese me origjine nga zgjojet me te mira
-Krijon me pak pune per bleterritesin
Per roitjen artificiale ka disa menyra,por une do te shtjelloj ate qe perdor vete
-Percaktohet zgjoi me i mire ne fund te muajit mars (ose me shume zgjoj ne vartesi te shtimit te familjeve te reja)
-Mbreteresha duhet te jete jo me shume se nje vjeçe
-Nxitet me ushqim te vazhdueshem
-Zgjoit nuk do t’i shtohet depozita e mjaltit
Nxitja e vazhdueshme me ushqim do te krijoje mundesine per krijimin e çibuqeve (amezave te reja) te cilat kane moshe te ndryshme
Kjo situate zakonisht ndodh ne fund te Prillit ose ne ditet e para te muajit Maj.E mira eshte qe te kontrollohet shpesh per te parë numurin e çibuqeve te reja dhe te vjetra per te percaktuar perafersisht datat e çeljeve te tyre.Ne se realisht arrijme qe te percaktojme me perafersi nje apo dy dite çeljen e mbretereshes se re te pare krijon lehtesi te madhe ne pergatijen e roitjes artificialre
Per te krijuar idene se do te kemi prodhim te mbretereshave te reja ose ne se do te jemi para faktit te ndodhjes se roitjes ntyrale zakonisht kemi tete deri 10 korniza me pjellje,ne dite te ngrohta bleta rri tufe perpara zgjoit ose e varur poshte hyrjes
Gjate krijimit te çibuqeve (amezave te reja) mbreteresha pakeson ne menyre te ndjeshme prodhimin e vezeve ,nuk ushqehet dhe bie shume nga pesha ,kjo per shkakun e lehtsimit te peshes trupore per te qene ne gjendje qe te ndjeke bletet ne fluturim ne rast te roitjes natyrale.Bletet kane kriuar instiktin e roitjes dhe presin momentin ,zilen e amezave te reja (kenget) qe sinjalizojne çeljen e tyre
Pra ne kete moment zgjoi po merr masa per roitje
Ne kete kohe eshte radha jone per te realizuar roitjen artificiale si me poshte:
1. -Pergatisim nje vend per vendosjen e zgjoit baze si zakonisht kur shtojme nje zgjua te ri 
2. Pergatisim nje zgjua te ri me pite te reja dhe me te njejten ngjyre 
3. Zgjoi per te cilen ne kemi synim roitjen para dite e çvendosim ne vendin e paracaktuar
4. Ne vend te tij vendosim zgjoin e ri se bashku me korniza te reja
5. Hapim zgjoin e çvedosur dhe kerkojme mbretereshen te cilen e çvendosim ne zgjoin e ri 
6. Zgjoin e ri e ushqejme fort per ngritjen e hojeve te reja dhe per te shtuar kolonine per ta bere te gatshme per prodhim.Ne kete zgjua(zgjoi i ri me mbretereshe tashme te quajtur te vjeter)te gjitha bletet fluturuese do te mblidhen ketu dhe ato te cilat ende jane ne zgjoin qe larguam 
Pra ne kete zgjua kemi realisht mbretereshen dhe te gjitha bletet fluturuese pra bletet e vjetra ashtu siç ndodh realisht ne natyre ,pra kemi roitjen por jo natyrale por te kontrolluar.Mbreteresha fillon te ushqehet vrullshem siç ndodh pas roitjes dha ka pjellje intensive.Kujdes duhet ushqyer vazhdimisht deri sa te arrije te kerkoje super per prodhim.Ky zgjua vjen ne prodhim por me gjysme rendimentimenti ne krahasim me ate çka do te ishte,kemi humbur pak jo shume mjalte

Ç fare do te bejme me zgjoin e vjeter ?
Ketu kemi shume mbreteresha te reja qe presin te dalin me te cilat mund te punohet sipas interesit qe i ka vene vetes bletari
Ne qofte se duam te ralizojme me shume se nje shtese zakonisht une bej dhe rekomandoj tre deri ne kater zgjoje te reja 
Ne qofte se kemi shenuar datat e e sejciles mbretereshe do te ishte me e lehte per krijimin e e shtesave te reja ,por megjithate ne çdo zgjua te ri vendosim nga tre korniza.>Perpiqemi qe ato te jene pothuajse te barabarta ne blete ,ne pjellje dhe ne ushqim.Per Qelizat mbretereshe mire eshte qe edhe ato te jene te ndara gati njesoj qelizat me te vogla ose te deformuara prishen se dalin mbreteresha jo te mira .Nje sy i stervitur dallon cilat jane gati per te celur dhe cilat jo.Ne kete rast eleminohen me te rejat pra priten dhe lihen ato te cilat jane gati ose kane dale.Ne rastin kur kane dale me shume se nje ato ndahen ne zgjojet e reja dhe prishen qelizat pra leme vetem mbretereshen.Ne kete model mbreteresha qe del e para nuk i vret mbretereshat qe jane ne qeliza ,pasi ajo do te zbatoje instiktin e roitjes 
Ky operacion per krijimin e shtesave behet diten e dyte .Kontrollohen per çeljen e mbretereshave çdo dite pasi verifikohet e para priten te tjerat
Me to vazhdohet kujdesi si per nje familje te re 

You Might Also Like

0 comments

Translate